Ronaldo fantastik, driblon dhe realizon gol të bukur ndaj Udineses

Ronaldo fantastik, driblon dhe realizon gol të bukur ndaj Udineses

Tifo-grupi nga Mitrovica, “Torcida” ka reaguar ashpër ndaj transferimit të Drilon Hajrizit tek skuadra Trepçës.

Në një komunikatë, ky tifo-grup njoftoi se Hajrizi është i padëshirueshëm nga ta dhe se janë kundër këtij transferimi, përcjell GazetaBlic.

Kujtojmë që basketbollisti Hajrizi ishte transferuar tek skuadra e Prishtinës gjë që nuk iu kishte pëlqyer fare tifozëve mitrovicas.

Ky është njoftimi i tyre.

“Për hir te korrektësisë ndaj anëtarëve dhe qytetarëve tonë e shohim të arsyeshme të dalim me një komunikatë.
Siç u raportua sot në media tona lokale për ardhjen e një lojtari të pa dëshirueshëm u mblodh kryesia e Torcidës me liderat e nëngrupeve dhe unanimisht u votua kundër ardhjes së këtij lojtarit në fjalè. Nga sot e tutje do ta kundërshtojme fuqishëm dhe nuk do te marrim përgjegjësi për gjërat që mund të ndodhin.
Me shumë bujë t’madhe e kemi prit kryesin e re dhe nga gjithë ai respekt qe kishim per ta më nuk do ta kenë.
Aq e zbehtë ishte kërkim falja e tij saqë as kërkim falje nuk ishte, ti nuk na ke mungu asnjëher përkundrazi ke qenë gjithmonë i padëshirueshëm në qytetin tonë dhe do t’vazhdosh t’jesh i tillë.

Shihemi se shpejti.

Lojtarët dhe kryesia shkojnë e vijnë, Trepça dhe Torcida gjithmonë do të mbesin.

Me respekt kryesia e Torcidës”

The post Reagon “Torcida”: Jemi kundër transferimit të Drilon Hajrizit në Trepçë appeared first on GazetaBlic.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *