Edon Zhegrova vizitoi Shkollën e Futbollit FC Prishtina

Edon Zhegrova vizitoi Shkollën e Futbollit FC Prishtina

Francesco Moriero ishte para pak kohësh në Tiranë dhe vizitoi Dinamon dhe italian që e drejtonte atë skuadrës, trajnerin Fabrizio Cammarata. Ky i fundi u largua javën e shkuar nga blutë dhe do të drejtojë Apoloninë, ndërsa 18 herë kampionët e vendit kanë zyrtarizuar në stol pikërisht Morieron dhe në krah të tij do të jetë Fabrizio Miccoli.

Trajneri i ri i Dinamos ka dhënë një intervistë për “Libero” në Itali dhe sigurisht pyetet për Interin dhe emra të veçantë të zikaltërve, por nuk mund të mbetet jashtë diskutimit edhe sfida e re që ka ndërmarrë duke pranuar drejtimin e skuadrës kryeqytetase, që synon ngjitjen në Superiore.

“Futbolli italian na kishte harruar pak ne, por për fat të mirë gjetëm një sipërmarrës serioz dhe ambicioz si Marco Pontrelli”, shprehet fillimisht Moriero, i cili në të shkuarën ka luajtur me klube të mëdha si Interi, Roma e Napoli.

Më tej ai shton: “Për këtë arsye zgjodha së bashku më Fabrizio Miccoli ta nisja nga Shqipëria dhe Dinamo. Bëhet fjalë për një projekt 2-vjeçar, me synimin që ta rikthejmë Dinamon në nivelet më të larta në Shqipëri. Jashtë vendit sot mund të punoni më mirë”. /abcnews.al

The post Moriero: Në Itali na harruan, te Dinamo për ta kthyer në majë appeared first on GazetaBlic.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *