ZYRTARE | Skuadra që shkëlqeu në vjeshtë, ndahet me trajnerin!

ZYRTARE | Skuadra që shkëlqeu në vjeshtë, ndahet me trajnerin!

Senad Alirifa dhe Malisheva kanë ndarë rrugët. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri Alirifa në llogarinë e tij zyrtare në Facebook. 

Alirifa nga Malisheva është larguar me kokën lartë, pasi në tri vite të kaluara në “Liman Gegaj” ka arritur ta ngritë Malishevën në Ligën e Parë.

Teksa në sezonin vjeshtor e ka mbyllur me pikë të barabarta me Dukagjinin, duke ndarë vendin e parë dhe të dytin së bashku.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

“Faleminderit Malishevë. 

Pas një takimi me drejtorin e klubit, arritëm të përfundojmë bashkëpunimin 3 vjeqar me Fc Malishevën.

Ishin 3 vite të lavdishme me shumë suksese duke filluar nga ngritja në ligën e parë, pastaj ekip pretendent për superligë, dhe tani po e lë në krye të klasifikimit ekipin me të cilin jam shumë krenar për këto rezultate që kemi arritur.

Gjithsesi për këto suksese dua të falënderoj përzemërsisht njerëzit që më kanë qëndruar pranë: Driton Morina, Kastriot Kafexholli, Kastriot Telaku, Skender Ulluri, Shkumbin Hoxhaj. U jam mirënjohës përherë për mbështetjen që më ofruan.

Klubit i uroj suksese në pjesën e mbetur me shpresë që të vazhdojnë të qëndrojnë aty ku e lamë.

Nga sot jam i lirë dhe i hapur per ofertat tjera”. 

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *