Kololli, pjesë e formacionit të vitit në Zvicër

Kololli, pjesë e formacionit të vitit në Zvicër

Mbrojtësi i Përfaqësueses A të Kosovës, Benjamin Kololii ka qenë një nga më të dalluarit te Zurich këtë vit.

Falë paraqitjeve fantastike të mbrojtësi “dardan”, prestigjiozja “Blick” ka publikuar formacionin e vitit me Kolollin që bën pjesë në atë 11-she.

Benjamin Kololli aktivizohet rregullisht edhe të Përfaqësuesja e Kosovës, derisa ka qenë protagonist në disa gola.

Kujtojmë se pjesë e Zurich janë edhe Fidan Aliti e Hekuran Kryeziu të Kosovës.

Ndryshe, Benjamin Kololli me Zurich kanë mbyllur vitin 2020 në pozitën e pestë tabelore në Superligën e Zvicrës, duke grumbulluar 19 pikë.

 

 

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *