“FC Prishtina nga Gjilani” – Tifozët e klubeve gjilanase u emëruan në pozita të larta tek klubi kryeqytetas!

“FC Prishtina nga Gjilani” – Tifozët e klubeve gjilanase u emëruan në pozita të larta tek klubi kryeqytetas!

FC Prishtina e nisi vitin me ndryshime në pozita të larta të klubit.

Bajram Sherifi u emërua drejtor menaxhues i klubit, ndërsa Fisnik Kërqeli, drejtor sportiv. Të dy këta ishin pjesë e klubit prej muajsh, por pa pozita drrjtuese.

Kërqeli zëvendësoi Granit Begollin, ndërsa Sherifi drejtorin menaxhues, Agim Salihu i cili tani e tutje kalon në postin e përfaqësuesit juridik të klubit.

Por, kush janë dyshja e re menaxhuese e Prishtinës?

Të dy janë nga qyteti i Gjilanit. Sherifi është ish-zyrtar policor, ndërsa njihet edhe si tifoz i klubit të vendlindjes së tij, Gjilani. Madje, në profilin e tij në Facebook, shihen foto tëmiqësisë së mirë që ka me drejtues të klubit të Gjilanit.

Krahas Sherifin, Kërqeli është emër i njohur në futbollin tonë. Edhe ai është nga Gjilani dhe prej vitesh njihet si drejtor sportiv i FC Drita.

Ardhja e tij tek Prishtina, vitin e kaluar si këshilltar i aksionarit Rrahman Haradini, ishte befasi e përtej befasive. Tani, ‘Fisi’ po synon të rrëzojë nga froni klubin e tij të zemrës Dritën, të cilin vështirë se mund ta harrojë.

Pikërisht Drita e Gjilani janë dy prej skuadrave konkurrente të Prishtinës në garën për titull dhe kupë.

Prishtina deri më tani veçohej për drejtimin e klubit kryesisht nga prishtinas e llapjan, por jo edhe gjilanas!

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *