Zyrtare: Arbëria prezanton mesfushorin nga Mali i Zi, ja statistikat e tij

Arbëria ka prezantuar ish-mesfushorin e Ballkanit, Aldin Adzovic.

Siç u raportua gjatë ditës edhe ndodhi, me “Stuhinë e Kuqe” që zyrtarizoi transferimin e 26 vjeçarit.

Adzoviç vjen në Kosovë pas një sezoni me ulje-ngritje tek skuadra e Iskra Danilovgrad në Malin e Zi, ku u paraqit në 14 ndeshje edhe pse në më shumë se gjysmën prej tyre nga banka rezervë teksa nuk arriti të realizoj gol apo të shënoj.

Futbollisti kishte luajtur tek Ballkani, para se drejtimin e skuadrës ta merrte Ismet Munishi.

Ai në nëntë paraqitje për suharekasit arriti të realizoj një gol në Superligë.

23 gola dhe 5 asiste ka arritur t’i dhurojë në 184 ndeshje si futbollist profesionist, teksa ka luajtur shtatë ndeshje në kualifikimet e Evropa Ligës./GazetaOlle/

 

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *