Roma në janar largon nga skuadra gjashtë futbollistë

Skuadra e Romës ka marrë vendim që të largojë gjashtë futbollistë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediumeve italiane, në mesin e lojtarëve që do të largohen nga klubi muajin tjetër, janë edhe Carles Perez e Federico Fazio.

Drejtori i ri gjeneral i Romës, Tiago Pinto ka premtuar përforcime për trajnerin Paulo Fonseca por për të krijuar fonde, ai duhet të bëjë largime.

Sulmuesi i krahut, spanjolli Perez që iu bashkua Romës këtë vit nga Barcelona nuk ka bindur me paraqitjet e tij. 22-vjeçari, që ka kontratë me Romën deri në vitin 2024, ka shënuar një gol në 12 ndeshje.

Ndërsa, mbrojtësi Fazio ka vetëm pesë ndeshje dhe me ekipin italian ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *