Postimet më të pëlqyera të vitit 2020, kryeson mesazhi i Ronaldos për Maradonën

Postimet më të pëlqyera të vitit 2020, kryeson mesazhi i Ronaldos për Maradonën

Viti 2020 ishte i Astrit Fazliut.

Super paraqitje, gola, asistime, kampion dhe paraqitje në Evropë, të gjitha këto i bëri Fazliu në këtë vit, shkruan GazetaBlic Sport.

Astrit Fazliu u bë kampion me FC Dritën në Superligën e Kosovës dhe më pas kaloi deri në raundin e tretë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, ku u mposhtën nga ekipi polak, Legia Warsaw.

33 vjeçari në fakt është bërë kampion në Superligën e Kosovës për tre vite radhazi, dy herë me Dritën e një herë me Feronikelin, gjë për të cilën është shumë krenar.

“Po, është e vërtetë kam kaluar një vit fantastik – por jo vetëm ky, kam tre vite radhazi që kaloj tre vite perfekte. Tre vjet rresht kampion, mendoj se nuk ka më mirë në futboll – ky vit ishte më i veçantë për shkak të ngjarjeve që ndodhen me këtë virus, i perballuam çdo vështirësie dhe në fund përfunduam aty ku të gjithë dëshirojnë, por vetëm dikush e arrin vendin e parë”, tha fillimisht Astrit Fazliu për ‘GazetaBlic Sport’.

Fazliu gjithashtu theksoi se këtë vit dha maksimumin jo vetëm ai, por të gjithë që angazhohen tek klubi i Dritës.

“Po, mund të them që ky vit ishte i imi dhe i gjithë klubit FC Drita – nga i pari deri tek i fundit, secili në punen e vet e dha maksimunin, që në fund të bëhemi kampion, pastaj paraqitjet në Evropë mendoj se ishin shumë të mira, u eliminuam nga një ekip shumë i madh siç është Legia”, vazhdoi Fazliu.

Në fund, Astrit Fazliu potencoi se “Intelektualët” janë shtylla e klubit dhe tha se shpreson që në vitin 2021 t’i kenë në stadium, sepse futbolli pa ta s’ka kuptim.

“Tifozët dihet që janë shtylla e futbollit dhe pa ta ka qenë shumë e vështirë, por po shpresojë që nga ky vit që hyjmë të lejohen tifozët – sepse edhe futbolli pak po ka kuptim pa ta”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

The post 2020’shi, viti i Astrit Fazliut appeared first on GazetaBlic.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *