Numër i madh i policëve në sheshet e Prishtinës, monitorojnë respektimin e masave anti-Covid

Numër i madh i policëve në sheshet e Prishtinës, monitorojnë respektimin e masave anti-Covid

Numër i madh i prestarëve të policisë së Kosovës kanë patrulluar shesheve të Prishtinës, për të monitoruar respektimin e masave anti-Covid në prag të vitit të ri.

Për dallim nga vitet e kaluar kur shumë qytetarë ndërrimin e motmoteve e kanë pritur në shesh, sivjet kjo është pamundësuar për shkak të pandemisë.

Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë se Policia e Kosovës edhe ketë periudhe kur fundin e vitit 2020 dhe fillimin e vitit të ri 2021 e karakterizojnë festat, ka ndërmarr planifikimet e nevojshme, për menaxhimin e situatës se sigurisë, lëvizjes sw lirw dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve tjera në pajtim me ligjin dhe masat e përcaktuara.

Ai ka thënë se PK-ja është e gatshme të reagoj në rast së shkelen masat, duke u bërë thirrje qytetarëve që të sillen konfrom situatës.

Image

BURIMI I LAJMIT
2020-12-31 23:17:04
Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *