Marca publikon 10 futbollistët më të mirë të vitit, Messi i fundit

Marca publikon 10 futbollistët më të mirë të vitit, Messi i fundit

Gremio është kualifikuar në finalen e Kupës, pasi barazoi 0-0 në ndeshjen e kthimit me Sao Paolo dhe në të parën kishte fituar 1-0. Pas ndeshjes vendasit pretendonin se rezultati ishte i padrejtë, pasi kishin zotëruar topin dhe kishin pasur më shumë raste për gol.

Renato Gaucho, trajneri i Gremio, pas ndeshjes ka lëshuar deklaratën e vit kur u ngacmua në lidhje me zotërimin e topit. “Më lejoni t’ju them diçka në lidhje me zotërimin e topit. Skuadra ime është objektive dhe gjithë kohën është në kërkim të golit.

Nuk është se ka ndonjë kuptim ta prekësh topin brenda fushës. Kur skuadra ime e ka, është agresive. Për mua nuk ka ndonjë rëndësi të madhe nëse e mbajmë topin 70% të kohës. Do t’ju tregoj një histori rreth zotërimit të topit.

Ishte një djalë që mori një grua të bukur dhe e nxori për darkë. Kaloi një mbrëmje romantike në dritën e qirinjve dhe foli shumë me të. Pastaj u largua nga restoranti dhe shkoi në një klub nate dhe qëndroi deri në pesë të mëngjesit, së bashku me atë.

Pastaj në klub shkoi një miku im, bisedoi me të për 15 minuta dhe e çoi në motel. E kuptuat? Nëse nuk e keni kuptuar, një herë tjetër mund t’ua shpjegoj. Shoku im fitoi ndeshjen. Gëzuar Vitin e Ri”, u shpreh Gaucho për mediat në konferencë. /abcnews.al

Sport

The post “Fiton kush e çon në motel”, deklarata e vitit bëhet nga trajneri i Gremio appeared first on GazetaBlic.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *