Gazetari italian: Të gjithë lojtarët shkuan në zhveshtore, Muriqi vazhdoi të stërvitej

Gazetari italian: Të gjithë lojtarët shkuan në zhveshtore, Muriqi vazhdoi të stërvitej

Ka përfunduar pushimi dimëror për futbollistët e Serie A-së italiane.  Të gjithë kanë filluar përgatitjet për ndeshjet që rikthehen në fundjavë.

Lojtarët e Lazios kanë zhvilluar sot pasdite seancë stërvitore para ndeshjes ndaj Genoas që zhvillohet të dielën.

Gazetarit italian Niccolo Di Leo, i ka bërë përshtypje përkushtimi i Vedat Muriqit që ka vazhduar të ushtrojë gjuajtjet në portë edhe pasi shokët e tij e përfunduan seancën.

“Pas përfundimit të seancës së rregullt stërvitore, derisa lojtarët hynin në zhveshtore, Muriqi ka qëndruar në fushë duke i ushtruar gjuajtjet në portë” ka shkruar Di Leo në Twitter.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *