Dy gola dhe një asistim: Rilindja e Mazrekajt në Superiore, prishtinasi kërkon titullin kampion!

Dy gola dhe një asistim: Rilindja e Mazrekajt në Superiore, prishtinasi kërkon titullin kampion!

Mentor Mazrekaj ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, ku Laçi triumfoi me rezultatin 3-2, ku arriti të shënonte edhe 2 gola.

Pas përfundimit të ndeshjes, për “Supersport”, Mazrekaj u shfaq shumë i lumtur, teksa u shpreh se Laçi është ekipi më i kompletuar në Superiore.

“Golat ndaj Partizanit? Ishte një ndjesi që nuk di si ta them. Kam kaluar vitet më të lumtura te Partizani, por kështu e ka futbolli, duhet të bëj maksimumin. Rikthimi në Superiore nuk ka qenë në dorën time. Nuk kam pasur oferta, sapo erdhi oferta e Laçit pranova”.

“Laçi kampion? Kam shumë besim te ky grup. Ky është grupi më i kompletuar nga të gjitha ekipet e Superiores.”.

“Ekipet e tjera nuk kanë shumë alternativa. Këtu ka shumë alternativa. Nëse ekipeve të tjera i mungojnë lojtarët kanë problem, ndërsa ne jo”.

“Më tha trajneri Duro që më tha që mos kthehem shumë mbrapa, por të bëja më të mirën në sulm”, tha Mazrekaj.

 

 

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *