Alexis Sanchez debuton si aktor

Sulmuesi i Interit Alexis Sanchez po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi që po e mban jashtë fushës për disa kohë. Por, në këtë periudhë lëndimi, ai nuk ishte edhe aq i papunë.

Kiliani ka debutuar si aktor me filmin “Mi amigo Alexis”, që u paraqit edhe në “Giffoni Film Festival” dhe u vlerësua si sukses i madh, shkruajnë mediat italiane.

Një histori futbolli, por edhe mjerimi e këmbënguljeje në ndjekjen e ëndrrave të tij, me periferinë e varfër të Kilit në sfond, ku Alexis interpreton veten: idhullin e një fëmije, Tito 12-vjeç.

Takimi është realizimi i një ëndrre dhe nisja e një miqësie që u lejon të dyve të takohen: për djalin zbulimi i rrugës së vërtetë të jetës, për Sanchezin ribashkimi me vendet dhe historinë e fëmijërisë së tij që kujtojnë arsyen për të cilën dashuron futbollin.

“Të tjerët do të habiten nga interpretimi i Sanchezit”, është shprehur regjisori Alejandro Fernandez Almendras.

Sanchez ka luajtur për disa nga skuadrat më të mëdha në Evropë, si Manchester United, Barcelona, Arsenal dhe tash Inter. Karrierën profesioniste e nisi në vitin 2005 te skuadra kiliane, Cobreloa.

Për Kilin luan që nga viti 2006 dhe ka 136 paraqitje dhe 45 gola të shënuar.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *