Zyrtare: Ulpiana largon tre futbollistë dhe fillon të mendoj për transferimet dhe Superligën

KF Ulpiana e kreu stinorin vjeshtor në pozitën e dytë të Grupit B të Ligës së Parë, por me pikë të barabarta me liderët e Flamurtarit.

Skuadra lipjanase gjatë gjithë kohës ishte në pozitën e parë në tabelë, vend ky që e humbi vetëm në javën e fundit të vjeshtës, shkruan Gazeta Olle.

Ulpiana ka arritur ta kalojë edhe Lirinë në raundin e 1/16-ave të Kupës së Kosovës, e pastaj skuadra ka shkuar në pushim.

Sekretari i klubit, Ylli Jashari ka zbuluar për “Gazetën Olle” se nga skuadra janë larguar tre futbollistë që kanë luajtur aty gjatë vjeshtës.

“Po është e vërtetë, kemi vendosur që të ndërpresim bashkëpunimin me tre futbollistë. Valgjin Bllaca, Ylli Fazliu dhe Lirim Pajaziti nuk do të jenë pjesë e skuadrës tonë gjatë pranverës”- u shpreh ai.

I pyetur se a do të reagojë skuadra me afrime cilësore në merkaton dimërore, zyrtari i klubit pati një përgjigjje:

“Tani për tani po analizojmë gjendjen dhe pozitat në të cilat mund të kemi nevojë të përforcohemi, besoj se ditëve në vijim do të aktivizohemi në merkato dhe do sjellim disa lojtar kualitativ në Lipjan”- përfundoi Jashari.

Ulpiana për herë të fundit dhe të vetme Superligën e shijoi në vitin 2008/09, atëbotë skuadra binte nga kategoria përshkak të ndryshimit të numrit të skuadrave elitare nga 16 në 12.

Ky është sezoni më i mirë i lipjanasëve qysh nga ajo kohë./GazetaOlle/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *