Thyhet rekordi i tre pikëshave të shënuar në një ndeshje të NBA (VIDEO)

Giannis Antotekounmpo dhe Milwaukee Bucks po bëhen dalëngadalë edhe fytyra e ligës më të fortë në botë, shkruan Gazeta Olle.

“Drerët” realizuan fitore të thellë mbrëmë ndaj rivalëve më të fortë të konferencës së lindjes, Miami Heat.

Milwaukee triumfoi me rezultatin 144-97, në një ndeshje që u karakterizua nga goditjet e sakta për tre pikë.

Plotë 29 trepikësha u shënuan nga “bardhë e gjelbërtit” të cilët kështu thyen rekordin e Rockets prej 27 tresheve në një duel.

Plotë 12 lojtarë arritën që të realizonin të paktën nga një treshe, teksa u udhëhoqën nga Jrue Holiday që gjeti koshin nga largësia në plotë gjashtë raste.

Lojtari më i mirë i skuadrës, pikërisht greku Antetokoumpo ishte i vetmi që nuk shënoi trepikësh./GazetaOlle/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *