Për ta coronvirusi është bërë një mundësi, kufizimet e pandemisë disa gjermanë i kanë përdorur për përparim në jetë

Për ta coronvirusi është bërë një mundësi, kufizimet e pandemisë disa gjermanë i kanë përdorur për përparim në jetë

Historianes së artit Sarah Ahlert, shkurtimi i orarit të punës i ka sjellë asaj shumë përparësi. Punëdhënësi i saj, një kompani me shumë aksione, gjatë pranverës në izolimin e parë, kishte aplikuar shkurtimin e orarit të punës.

Për dallim nga disa të tjerë që këtë masë e kanë përjetuar si krizë, Sarah është kënaqur me kohën e lirë dhe e kuptoi që në fakt kishte vuajtur me punët që ajo i kishte kryer deri atëherë.

“Kur filluam sërish të mendojmë për rikthim në vendin e punës me orar të plotë, fillova të bëhem nervoz”, thotë historiania e artit.

E pas një kohe dha dorëheqje dhe shpejt gjeti një vend të ri të punës, që  është i fokusuar rreth dimensionit komercial të artit.

“Tani më në fund po mund t’i përkushtohem çështjeve lidhur me artin”, tha Sarah.

Miqtë e saj kanë vërejtur ndryshimet në jetën e saj. Befasisht po ka kohë për gjëra tjera, e jo vetëm për punë. Pa këtë pauzë që e solli pandemia, siç thotë ajo, ndoshta kurrë nuk do ta vërente se po shndërrohet në një brejtës që vazhdimisht vrapon në rrotën e tij brenda kafazit.

Pavarësisht lajmeve të zeza për numrin e rasteve të reja me COVID-19, repartet e stërmbushura intensive apo numri i të vdekurve që nuk kanë mundur të përshëndeten me më të dashurit e tyre, mund të tingëllojë si diçka cinike, por shumë njerëz nga kjo krizë kanë nxjerrë edhe gjëra pozitive.

Rafael Kalisz nga Instituti i Leibniz për Kërkime të Qëndrueshmërisë, ka thënë për Deutsche Welle, se kur bëhet fjalë për krizën e coronavirusit, qytetarët janë ndarë në dy grupe.

“Ekziston një grup më i vogël të cilit virusi i ka sjellë ndryshime të mëdha në jetë. Ka edhe prej atyre që i përkasin grupeve të rrezikuara. Dhe pastaj kemi shumicën që vuan disa kufizime për shkak të reduktimit të kontakteve dhe masave tjera”, shtoi Kalisz.

Nëse studiohen këto dy grupe, hulumtimet që kryhen nga fillimi i shpërthimit të pandemisë tregojnë se këto dy grupe relativisht pa ndonjë dhimbje po e kalojnë krizën.

Një nga studimet më të detajuara është ai që është realizuar në Universitetin e Erfurtit në bashkëpunim me Institutit Epidemiologjik Robert Koh.

Gjatë këtij studimi që është quajtur Kozmo, qytetarët janë pyetur për disponimin dhe brengat e tyre lidhur me krizën e coronavirusit.

Hulumtimi ka treguar se nga marsi kënaqësia tek qytetarët është në nivele relativisht të larta. Por, aktualisht është vështirë të parashikohet se si kufizimet e paralajmëruara për festat e fundvitit do të ndikojnë në disponimin e tyre.

Se si një individ i caktuar kalon një krizë varet nga të ashtuquajtur faktorë të qëndrueshmërisë. Termi qëndrueshmëri i referohet qëndrueshmërisë psikologjike të një individi, dmth, ata që kanë aftësi të përballojnë situatat e jetës pa pasoja.

Sipas studimeve të deritanishme, faktorët e qëndrueshmërisë në rastin e coronavirusit nuk dallojnë ngas situatat e tjera të krizave të caktuara.

Virusi shumëkënd e ka detyruar ta “shndërroj shtëpinë në zyrë”. Por gëzimi për këtë që nuk duhet të shkojë dhe qëndrojë në zyrë është tjetër çka e realiteti krejt diçka tjetër: frigoriferi dhe familjarët mund ta prishin këtë kënaqësi.

Në mesin e këtyre faktorëve futet edhe e ashtuquajtura kënaqësia e përkrahjes sociale.

“Nëse ndihem i përkrahur, pra nëse kam një rrjet të miqve, familjarëve, kolegëve që mund të më dalin në ndihmë në rast të ndonjë nevoje, atëherë të gjithë bashkë mund të veprojmë me qetësi”, thotë shkencëtari Kalisz.

“Ata që pavarësisht kufizimeve ndjejnë përkrahjen sociale, e kalojnë shumë më lehtë krizën”, ka konstatuar Kalisz.

Një përvojë të tillë e ka përjetuar edhe Karin Krubek nga Boni. 51-vjeçares në fakt i pëlqen të jetë vetëm. Por gjatë izolimit të pranverës, e vetme dhe pa partner, e kaploi frika se mund të bie në një lloj izolimi. Por pas bisedave me miqtë, frika asaj iu largua.

Madje miqësia është bërë edhe më e ngushtë, Karin u ka thënë bile disa miqve se i do shumë, diçka që është e rezervuar enkas për partnerin.

Ky veprimi ka shkaktuar edhe reaksione shumë emocionuese. “Miqësia vetëm sa u bë edhe më e fortë. Mendoj që kur dikujt i thoni: ‘të dua’, është si një lloj çlirimi shpirtëror”, thotë Karin që konsideron se përjetime të tilla hapin më shumë rrugë komunikimit mes miqve.

Telefonatat e shumta dhe video-thirrjet nga fillimi i krizës së coronavirusit, kanë çuar në atë që miqtë sot mund të thonë më shumë sesa që kanë thënë më parë. Nganjëherë mjafton një telefonatë e shkurtër në mëngjes, me qëllim që njëri-tjetrit t’i thonë “mirëmëngjes”.

Edhe pse Karin Krubek po ballafaqohet me probleme financiare për shkak të krizës dhe punës që ajo e kryen në fushën e hotelerisë, për shkak të përvojave të saj sociale, thotë se i kriza i ka sjellë një bilanc pozitiv “emocional”.

Aftësia e përballimit të krizave, psikologët i quajnë “positive appraisal” – do të thotë vlerësim pozitiv i një situate të caktuar. Me këtë siç shpjegon psikologu Kalisz, nuk bëhet fjalë për atë se si gjithçka përmes syzeve shohim me ngjyra.

“Bëhet fjalë për atë se si të njohim problemet dhe rreziqet dhe të reagojmë me kohë ndaj tyre, të mos biem në një gjendje paaftësie”, thotë ky ekspert.

Ndjenja që nuk jemi të paaftë luan rol të madh në aftësitë e menaxhimit të krizave dhe këtë e ka dëshmuar edhe hulumtimi i Kozmos. Një gjë të tillë e mbështet edhe zdrukthëtari Juri Mecmaher i cili pavarësisht paralajmërimeve, në mes të krizës së pandemisë së coronavirusit filloi një biznes privat me të cilin vetes dhe të tjerëve i tregoi se mund të jenë njerëzit e aftë t’i mbajnë gjërat nën kontroll.

Pavarësisht barrierave të shumta, siç është refuzimi i kredive, i qëndroi pas planit që pas provimit për t’u certifikuar të hap punëtorin e tij dhe të vazhdojë me zdrukthëtari. Pas disa muajve që i kaloi në zyrën për kërkim të punës, Juri tani është një ndërmarrës i pavarur dhe ka shumë punë.

BURIMI I LAJMIT
2020-12-29 23:41:12
Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *