Ndërpritet ndeshja dhe futbollistët dalin nga fusha duke bërë shaka, ja çfarë ndodhi në Shqipëri

Ndërpritet ndeshja dhe futbollistët dalin nga fusha duke bërë shaka, ja çfarë ndodhi në Shqipëri

Ndodh çudia në Kavajë, ndërpritet pas 32 minutash miqësorja Besa-Erzeni. Pa ndodhur asnjë sherr, kavajasit kanë vendosur që të mos e mbyllin as pjesën e parë.

Në harkun e disa minutave kishte dy gola të anuluar nga gjyqtari, nga një prej secilës skuadër teksa në minutën e 32-të futbollistët zgjodhën të dalin nga fusha për ta lënë ndeshjen në gjysmë.

Të 24 lojtarët që ishin në fushë largohen duke bërë shaka, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Një veprim vërtet i habitshëm, pasi deri në minutën e 32-të nuk pati as edhe një rast të vetëm acarimi apo ndërhyrje të ashpra.

E vështirë të gjendet arsyeja e këtij veprimi. Kujtojmë se të gjithë aktorët ishin kavajas, që nga treshja e gjyqtarëve, por edhe trajneri mik. Ky fakt ndikoi, me sa duket, që gjatë takimit, në momentet e ndërprerjes si dhe pas ndalimit të lojës, të mos ketë asnjë konfrontim, qoftë edhe me fjalë mes palëve.

Për të marrë vesh më shumë, “Panorama Sport” kontaktoi me vetë Nexhat Bizhdilin.

Presidenti e shpjegoi kështu vendimin: “Siç e patë, loja po luhej nën reshje shiu. Kemi të dëmtuar Kainën e Peqinin, që s’i aktivizuam. Duke parë motin, gjykova të mos rrezikoj me dëmtime të tjera. Kjo është e gjitha”.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *