Mediat maqedonase raportojnë se Gjilani po interesohet për mbrojtësin e njohur, “Profa” zbulon të vërtetën

Mediat maqedonase raportojnë se Gjilani po interesohet për mbrojtësin e njohur, “Profa” zbulon të vërtetën

Mbrojtësi me përvojë, Darko Ilieski ka luajtur më shumë se gjysmë edicioni për skuadrën e Pelisterit.

Futbollisti maqedonas ishte ndër më të mirët te skuadra nga Manastiri.

Dhe tashmë është e arsyeshme që atë e kanë vërshuar ofertat.

Mediumi maqedonas “SportMedia” raporton se ka dy oferta momentalisht për Ilieskin.

Klubi i Superligës së Kosovës, Gjilani si dhe ai i Novi Pazarit të Serbisë janë të interesuara për të.

Image

Gjithashtu, për Ilieskin ka interesim edhe nga klubet rumune dhe hungareze.

“Zeri.info” e ka kontaktuar trajnerin e Gjilanit, Bylbyl Sokoli në lidhje me këtë spekulim.

Por, “Profa” ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë çështje.

“Jo, nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë çështje. Ne nuk jemi të interesuar për shërbimet e Ilieskit”, – u shpreh trajneri.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *