Javën tjetër tek Ballkani fillon “Epoka Shkëmbi”, ja kur fillojnë stërvitjet suharekasit

Javën tjetër tek Ballkani fillon “Epoka Shkëmbi”, ja kur fillojnë stërvitjet suharekasit

Skuadra e Ballkanit e cila befasoi me ndërhyrjen që bëri më tu mbyllur stinori vjeshtor, kur shkarkoi trajnerin Ismet Munishi për ta emëruar në vend të tij Blendi Shkëmbi, të hënën pritet t’i nis stërvitjet për stinorin pranveror.

Pra aventurën e dytë në futbollin kosovar trajneri Shkëmbi, pas asaj në Liri “Zeri.info” mëson se do ta nis të hënën e 4 janarit me Ballkanin me synim fitimin e titullit të kampionit.

Lajmin për fillimin e stërvitjeve të hënën e ka konfirmuar kapiteni i Ballkanit Visar Berisha.

“Të hënën i nisim stërvitjet për stinorin pranveror, ndërsa sa i përket asaj nëse do të shkojmë jashtë diku, besoj se po, por në cilin vend ende nuk na kanë treguar, shumë shpejt do ta kuptojmë edhe këtë”, ka thënë Berisha për “Zeri.info”.Image

Ballkani vjeshtën e mbylli në pozitën e dytë me 38 pikë, tri më pak sesa Drita kampione vjeshtore me 41 pikë.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *