FFK hap procedurë disiplinore ndaj kryetarit të Prishtinës

Komisioni Disiplinor ka hapur procedurë ndaj kryetarit të FC Prishtinës, Remzi Ejupit.

Ky vendim vjen pasi sot Ejupi shpërtheu me kritika dhe shpifje ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës, e fjalët e tij u shpërndanë në disa media online.

V E N D I M


Hapet  procedura  disiplinore ndaj kryetarit të FC Prishtina nga Prishtina, z.  Remzi  Ejupi  lidhur me rastin  deri në kompletimin e provave – lëndës .

Kërkohet  deklarata nga  zyrtari  në procedurë disiplinore; kryetari i FC Prishtina  z. Remzi Ejupi  lidhur me rastin; që të ofroni prova  me fakte të vërtetuara  për të gjitha ato të thëna  në të cilat pretendoni në citimin e  fjalëve të publikuara  si; “skandali“, “keqpërdorimet“, “privatizimi“, “grup njerëzish“, infektimin e përzgjedhësit Bernard Challandes, humbja e ndeshjes ndaj Sllovenisë dhe  dyshimet në bastore e të tjera  për të cilat obligoheni që t’i siguroni  dhe dëshmoni  – ofroni; prova  dhe  fakteve  deri me datë 06.01.2021 .

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *