Egbo: Disa klube kosovare kanë shprehur interesim për mua!

Egbo: Disa klube kosovare kanë shprehur interesim për mua!

Trajneri nigerian, Emmanuel Egbo është ai i cili arriti ta shpallë Tiranën kampione të Shqipërisë pas 11 vitesh pritje. Në edicionin e kaluar, klubi kryeqytetas në krye me 47-vjeçarin u shpallë kampion i Kategorisë Superiore.

Egbo tregon se i ka përcjellur disa ndeshje të kampionatit elitar kosovar, derisa thotë se ka pasur edhe disa klube në Kosovë të interesuara për të.

“Momentalisht, jam duke pushuar pasi që ishte një vit dhe edicion stresues për mua në të gjitha aspektet. Pra, jam paksa duke pushuar”, ka thënë fillimisht Emmanuel Egbo.

“Dua të punoj aty ku puna ime respektohet dhe vlerësohet”, tregon ai.

“I kam shikuar disa ndeshje të kampionatit kosovar. Nuk ka pasur oferta konkrete ndaj meje, por më kanë treguar se disa klube ishin të interesuara për mua”, përfundoi të mërkurën për “Zeri.info” Emmanuel Egbo.

 

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *