Edhe 18 raste të tjera pozitive me Covid-19 në Premier Ligë, kjo është ndeshja që mund të anulohet

Ndeshja në mes të Fulhamit dhe Tottenhamit e planifikuar të zhvillohet të mërkurën mbrëma mund të shtyhet për shkak të paraqitjes së rasteve me Covid 19.

Sipas “The Athletic”, një numër i madh i stafit të Fulham kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, që e ka bërë të dyshimtë zhvillimin e ndeshjes së Premierligës.

Trajneri i Fulham, Scott Parker do të kthehet në garë për ndeshjen nëse do të jepet drita jeshile, pas përfundimit të një periudhe 10-ditore të vetë-izolimit pasi një anëtar i familjes së tij doli pozitiv për Covid-19.

Lajmi vjen disa orë pasi Premier League konfirmoi se ka 18  teste të reja pozitive Covid-19 midis lojtarëve dhe stafit, totali më i lartë javor.

Më parë është shtyrë edhe ndeshja e Manchester Cityt si mysafir i Evertonit për shkak të paraqitjes së rasteve.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *