Trepça ’89 suspendon futbollistin e njohur: “Ai bëri një gjest që…”

Trepça ’89 suspendon futbollistin e njohur: “Ai bëri një gjest që…”

Trepça ’89 ka filluar të mendojë për merkaton e janarit si dhe për fazën përgatitore.

Ekipi nga Mitrovica do të bëjë dy apo tre transferime nga jashtë në këtë merkato, sipas presidentit të klubit, Abedin Zeka, përcjell GazetaBlic Sport.

“Po, kemi filluar të punojmë në merkato. Do të sjellim dy, eventualisht tre përforcime, por jo më shumë. Lojtarët që do t’i sjellim janë nga jashtë Kosove”, tha fillimisht Zeka.

I pari i klubit të Trepçës ’89 gjithashtu foli edhe për largimin e Kaçiut si dhe suspendimin e futbollistit Kreshnik Nebihu.

“Largime nuk ka përveç Kaçikut dhe kemi një futbollist të suspenduar, Kreshnik Nebihun. Ai është i suspenduar, e di ai arsyen pse është suspenduar. Pas festave mirret vendimi se sa kohë do të jetë i suspenduar, pasi e ka bë një veprim që nuk duhet të bëhet nga një sportist”, vazhdoi Zeka.

Në fund, Zeka foli edhe për fazën përgatitore të klubit, ku tha se preferojnë Turqinë, por mbetet të shihet, pasi ka protokolle të shumta lidhur me virusin COVID-19.

“Fazën përgatitore e kemi menduar ta bëjmë në Turqi, por nëse qëndron fakti që duhet të testohemi para çdo ndeshje, atëherë nuk besoj që mund ta realizojmë edhe pse unë e preferoj më së shumti Turqinë”, përfundoi ai.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *