Shkëndija pajtohet: Valon Ahmedi shitet për 100 mijë euro, kjo do jetë skuadra e tij e re

Valon Ahmedi vitin 2021 do të luaj në Bjellorusi te kampionët e këtij vendi, Shakhtar Soligorsk, njofton “infOSport.mk”, përcjellë GazetaOlle.

Kërçovari tashmë disa ditë me rradhë ishte në bisedime me drejtuesit e klubit të Shakhtar Soligorsk, ndërsa pasi u morr veshë për kushtet personale, tashmë bisedimet me sukses kanë përfunduar edhe në nivel klubesh.

Informacionet e fundit që vijnënga Tetova, thonë se drejtuesit e Shkëndijës kanë rënë dakord për shitjen e futbollistit të tyre, nga transferimi i të cilit do të përfitojnë 100 mijë euro.

Stinorin vjeshtorë, Ahmedi me Shkëndijën zhvilloi 13 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola. 26 vjeçari Ahmedi, fillimet e karrierës i kishte bërë në Itali me Sudtirol, për të kaluar në Slloveni te Celje dhe më pas te Maribori.

Gjithashtu ai ka luajtur edhe në Izrael me Irony Kiryat Shmona dhe me Inter Zapreshiç në Kroaci, para se të vishte fanellën e Shkëndijës janarin e këtij viti.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *