Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndihmon me 100.000 euro Kroacinë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndihmon me 100.000 euro Kroacinë

Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim për ndihmë financiare prej 6 milionë denarëve për Kroacinë, pas tërmetit të fuqishëm.

“Solidariteti është impulsi i parë në këto momente dhe do të ofrojmë ndihmë sipas nevojës. Kryeministri Plenkoviq dhe të gjithë qytetarët kroatë të prekur nga tërmeti kanë mbështetje.

Në emër të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ju shpreh ngushëllie për viktimat”, shkruan Zaev.

Ndryshe, sot pasdite Kroacia u godit nga një tërmet 6.4 ballë, ndërsa një tërmet u regjistrua edhe në Maqedoni.

BURIMI I LAJMIT
2020-12-29 14:57:54
Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *