Nën çfarë i fshihte Jahjaga fletoret gjatë shkollës së mesme?

Nën çfarë i fshihte Jahjaga fletoret gjatë shkollës së mesme?

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka folur për kohën sa ajo ishte nxënëse e shkollës së mesme.

Jahjaga tha se ajo i përket një gjenerate e cila e ka përfunduar të mesmen në shkollat-shtëpi.

Ajo tha se shumë njerëz u mobilizuan dhe mësimdhënësit punuan pa pagesë.

“Jeta ime është definuar nga ngjarjet aktuale të kohës në të cilën kam kaluar. Si shumë vajza dhe djem në Kosovë, unë i përkas gjeneratës që përfundoi shkollën e mesme në shkollat-shtëpi. Jam shumë e lumtur që jetojmë në një kohë, në të cilën ju nuk po përjetoni diçka të tillë. Në atë kohë neve nuk na lejohej të shkonim në shkollë, por falë një mobilizimi të jashtëzakonshëm të shumë njerëzve që hapën dyert e shtëpive të tyre dhe mësimdhënësve që punuan pa pagesë, të cilët vendosën veten dhe familjet e tyre në rrezik, ne kishim mundësi të shkollohemi”.

Ish- e para e shtetit tregoi një “sekret” se i mbanin të fshehura fletoret nën rroba duke lëvizur në pjesë të ndryshme të qytetit dhe duke u ruajtur nga agresori serb.

“Në atë kohë ne luftonim për t’u shkolluar. Klasët tona nuk ishin brenda një objekti. Ne lëviznim nga një shtëpi në tjetrën, në pjesë të ndryshme të qytetit, me fletore të fshehura nën rrobat që kishim. Patëm vullnet të jashtëzakonshëm për të punuar për ditë më të mira. Nuk e kishim të qartë se çfarë na pret në të ardhmen, por e dinim se do të bëjmë krejt çfarë ishte e mundur për të siguruar që ajo të ishte e ndrit

BURIMI I LAJMIT
2020-12-29 14:58:02
Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *