KEK-u me trajner të ri, ish-futbollisti do të drejtojë “elektricistët”

Pas shumë problemeve në stinorin vjeshtor, KEK-u po synon konsolidimin për t’i shpëtuar rënies nga Liga e Parë në pranverë, shkruan Gazeta Olle.

Elektricistët kanë përfunduar gjysmën e parë sezonale në pozitën e fundit të grupit B, me vetëm 12 pikë të tubuara në 14 ndeshje.

Burime të “Gazeta Olle” kanë treguar se frenat e skuadrës në dorë në një situatë kaq të vështirë do t’i marrë ish futbollisti i kësaj ekipe, Naim Kodraliu.

Kodraliu deri më tani ka drejtuar skuadrën U-19 të 2 Korrikut.

Akoma nuk është bërë zyrtarizimi i kësaj lëvizje, por që pritet të konfirmohet ditëve në vijim./GazetaOlle/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *