Dy ndeshje të mëdha në basketbollin kosovar sot

Sot të zhvillohet xhiroja e 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, ku në këtë xhiro do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante.

Dueli i parë është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit. Bardhekaltrit do të mundohen të ndalen serinë e fitoreve të prizrenasve, që ka shkuar në gjashtë. Ponte ka treguar ndeshje të mira në xhirot e fundit, duke qenë në vendin e parë me Rahovecin me tetë fitore dhe tri humbje, kurse prishtinasit kanë tri fitore dhe tetë humbje.

Këtë martën përballen edhe Vëllaznimi-Golden Eagle Ylli. Kuqezinjtë kanë katër fitore dhe shtatë humbje, derisa therandasit gjashtë fitore dhe pesë humbje, andaj pritet një takim interesant.

E martë:

Sigal Prishtina – Ponte Prizreni, ka filluar që 14 minuta

Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli, luhet nga ora 15:00

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *