Xhaka: Gjithmonë e tregoj karakterin tim

Granit Xhaka ka përfunduar në qendër të kritikave pas një kartoni të kuq që mori në duel me Burnleyn.

Gjakënxehtësia e futbollistit shqiptar ndikoi që ai të kapte në fyt një kundërshtar pas një dueli që patën.

Gjithsesi Xhaka u rikthye pas suspendimit dhe shënoi një gol të jashtëzakonshëm ndaj Chelseat në fitoren e skuadrës së tij 3-1.

“Kishte shumë fjalë pas atij kartonit të kuq, shumë njerëz filluan të flisnin përsëri dhe përsëri. Por, unë e tregoj gjithmonë karakterin tim”, ka thënë Xhaka.

“Unë isha shumë i zhgënjyer për atë karton të kuq dhe e di se bëra një gabim ndaj ekipit tim. Por, jam më se i lumtur që ndihmova ekipin në kthimin tim. Morëm tri pikë pas kemi lënë disa në ndeshjet e fundit. Punuam si skuadër dhe vetëm kështu mund të marrim pikë”, ka shtuar Xhaka.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *