“Java e dytë radhazi me më pak viktima e raste me COVID 19”/ Kjo ulje i dedikohet pjesërisht edhe…

“Java e dytë radhazi me më pak viktima e raste me COVID 19”/ Kjo ulje i dedikohet pjesërisht edhe…

Në Shqipëri, java e fundit, e 52-ta që nga nisja e pandemisë, shënoi një ulje të ndjeshme të viktimave, rasteve të reja por dhe të shtruarve në spitale. Kjo është java e dytë radhazi, kur vihet re një përmirësim i situatës.

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, numri i vdekjeve zbriti në 66 persona të cilët kanë humbur jetën në spitalet që trajtojnë të sëmurët me shenja klinike.

Shifrat më të larta u regjistruan të martën e kaluar (13 vdekje) dhe në 24 orët e fundit, kur u raportuan 11 viktima: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç. Krahasuar me javën e 51-të, vdekjet ranë me mbi 18 përqind, ose 15 viktima më pak. Bëhet fjalë për shifrën më të ulët të regjitruar që nga mesi i muajit nëntor.

Rënie të fortë pësuan dhe rastet e reja, të cilat në total, gjatë javës së fundit zbritën në kuotën e 3147 të prekurve, numri më i ulët që nga fundi i muajit tetor, ose 25.7 përqind më pak se në javën pararendëse.

Në 24 orët e fundit u rregjistrua dhe niveli më i ulët, me 318 raste të identifikuara në këto bashki: 134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar.

Ulja e rasteve duket se i dedikohet pjesërisht dhe reduktimit të testimeve, që zbritën në një kuotë javore pre 14.574 tamponësh, ose 10.6 përqind më pak. Por megjithatë, pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) shënoi sërish rënie, duke zbritur në nivelin e 21.54 përqind, nga 25.9 që ishte një javë më parë.

Në rënie progresive ishte gjatë javës së fundit dhe numri i të shtruarve në spitale por dhe atyre që janë në gjendje të rëndë. Në 24 orët e fundit kanë marrë trajtim spitalor 296 pacientë, nga të cilët 15 në terapi intensive dhe 6 të tjerë të intubuar. Numri i pacientëve është në nivelin e regjistruar në fund të muajit tetor. 

BURIMI I LAJMIT
2020-12-28 18:00:43
Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *