Ish-informatori i UDB-së e quan Vuçiqin “tradhtar” e Drecunin “të vogël”, braktis emisionin pas përplasjes me Drecun

Ish-informatori i UDB-së e quan Vuçiqin “tradhtar” e Drecunin “të vogël”, braktis emisionin pas përplasjes me Drecun

“Drecun do të flas këtu për mashtrimin që iu bëhet njerëzve në Kosovë, do i quan të marr ata që e nxorën nga hendeku, me të cilët luftoi e nuk kanë shkrep asnjë plumb, nuk mundet ai të flas me mua kështu, është i vogël, pse e sillni një njeri të këtillë këtu”, dëgjohet të thotë Slacko Nikiç, ndërkohë që edhe Drecun flet dhe përpiqet të arsyetohet, transmeton xhirimin me video të TV Pink, “Pravda” dhe “Bota Sot”.

Ata janë përlarë dhe fyer mes veti në një emision në televizionin Pink në Serbi, ku po merrnin pjesë dhe diskutohej situata e përgjithshme dhe hapat rreth Kosovës.

Debati veç nisi, por nuk përfundoi, pasi Nikiç i irrituar nga fjala e Drecun që sipas tij, kryekëput është gënjeshtër që vazhdimisht iu bëhet popullit në Kosovë.

Ai po ashtu akuzoi se ata që ia kanë shpëtuar kokën gjatë luftës dhe e kanë nxjerr nga hendeku ku ishte fshehur dhe nuk kishte shkrepur as edhe një plumb, i quan të marrë.

“Keni ftuar njerëz që vazhdimisht gënjejnë dhe mashtrojnë, nuk është dashur as të më ftoni, ftoni këta tradhtarët në krye me Vuçiqin”, dëgjohet duke thënë Nikiç.

Pas kësaj. ai ka akuzuar rëndë presidentin e Serbisë Vuçiq për tradhti ndaj Kosovës dhe e quan të vogël Milovan Drecun dhe duke hedh mikrofonin i akuzon drejtuesit e emisionit pse e thërrasin një person të këtillë.

Edhe Drecun pas largimit të Nikiç, ka hedh akuza ndaj drejtuesve se pse e thërritni një individ të tillë në emision televiziv, duke shkaktuar huti te ata.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *