Drita interesohet për Tecon, braziliani u largua nga Laçi

Drita interesohet për Tecon, braziliani u largua nga Laçi

Drita ka nisur punën në afatin kalimtar të futbollistëve, ku synon të forcojë ekipin në disa pozita, në mënyrë që skuadra të mbajë pozitën e parë në klasifikim edhe në stinorin pranveror.

Gazeta Olle mëson përmes burimeve pranë klubit gjilanas se bardhekaltërit kanë shprehur interesim për futbollistin brazilian që u largua nga Laçi i Shqipërisë, Teco Franca.

Teco luan si mesfushor-sulmues krahu, që është një prej pozitave që Drita kërkon t’i forcojë në janar për të shtuar konkurrencën.

Gazeta ka kontaktuar futbollistin brazilian, i cili ka theksuar që nuk është kontaktuar ende zyrtarisht nga zyrtarët e Dritës.

Teco i ka dhënë fund aventurës te skuadra kurbinase pas një gjysmë-sezoni jo edhe aq pozitiv, që u ndikua nga dëmtimet paraprake të 25-vjeçarit.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare në lidhje me këtë transferim. /Gazeta Olle/

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *