“Askujt mos t’i shkojë në mendje të sulmojë…”, Vuçiq: Serbia e gatshme të shpërndajë vaksina për shqiptarët në Kosovë

“Askujt mos t’i shkojë në mendje të sulmojë…”, Vuçiq: Serbia e gatshme të shpërndajë vaksina për shqiptarët në Kosovë

Presidenti Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia do të vazhdojë të kujdeset për minoritetin serb në Kosovë dhe se është e gatshme që të dërgojë ilaçe dhe vaksina edhe për shqiptarët.

Ai tha se dërgesa e vaksinave në veri të Kosovës, nga ana e Beogradit, nuk përbën shkelje të marrëveshjes së Brukselit.

“Askujt as nuk duhet t’i shkojë në mendje që të sulmojë dikë që ndau ilaçe”, ka thënë Vuçiq.

Ai gjithashtu njoftoi se Serbia do të bëjë investime të reja në Graçanicë dhe Mitrovicën e Veriut.

Fillimi i vaksinimit të popullatës në veri të Kosovës kundër COVID-19, me vaksina të dërguara nga shteti serb, ka nxitur reagime në Kosovë.

Pak më parë kryeministri Avdullah Hoti e quajti këtë sjellje të Serbisë si të papranueshme.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur mbledhjen e informatave rreth hyrjes së vaksinave kundër Covid-19 në komunat veriore të Kosovës.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *