Arifi: Gjykata Themelore po kthehet në Preshevë

Arifi: Gjykata Themelore po kthehet në Preshevë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se Gjykata Themelore do të kthehet në këtë komunë më 3 janar të vitit tjetër.

“Pas një sfide të mundimshme të spikatur me burokraci të pafund, ja arritëm të kthejmë përsëri pas dekadave Gjykatën Themelore në Preshevë.

Falënderoj nga zemra bashkëpuntorët e mi në administratën lokale në Preshevë për këtë punë të palodhshme si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë projekt me rëndësi vitale për qytetarët e Komunës së Preshevës”, është shprehur ai.

“Gjykata Themelore në fillimin ka një orar të reduktuar, ndërsa në pjesën e dytë të projektit do t`i plotësojmë kushtet ligjore për të kompletuar orarin e seancave gjyqësore në Preshevë”.

BURIMI I LAJMIT
2020-12-28 20:23:47
Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *