Pasi konfirmoi lidhjen, Bebe Rexha flet për herë të parë për të dashurin “misterioz”

Pasi konfirmoi lidhjen, Bebe Rexha flet për herë të parë për të dashurin “misterioz”

Është folur shumë pak në lidhje me jetën private të Bebe Rexhës, pasi ajo është munduar gjithmonë që ta mbajë atë larg vëmendjes së mediave dhe publikut.

Por vetëm pak ditë më parë, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare publikoi për herë të parë një foto të plotë me të dashurin e saj.Të dy pozuan të veshur me të bardha teksa ndodheshin në një event.

I dashuri i saj i ri është kineasti Keyan Safyari, i cili e ka bërë Beben tepër të lumtur këto kohë.

Madje, këngëtarja ka treguar se edhe familja e saj e do shumë. Për më tepër, Bebe ndjen se ai është i duhuri dhe nuk është habi që gjërat të bëhen akoma më tepër serioze mes tyre dhe pse jo, të kemi ndonjë fejesë!

“Na pëlqen ky djalë. Unë mendoj se ky është i duhuri. Ai është një njeri shumë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, kujdeset për mua, e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë.”- tregoi ajo për “Entertainment Tonight”

“Ai është thjesht një person i mahnitshëm dhe më bën të lumtur! Thjesht ndjej se është i duhuri. Unë nuk kam qenë e vetmuar gjatë karantinës. Kam një njeri shumë të mrekullueshëm në jetën time tani dhe ai është kaq i mahnitshëm. Unë jam shumë mirënjohëse për të dhe thjesht po shijoj jetën time dhe do të shoh se ku do më çojë.”- u shpreh këngëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *