Derbi i Serie A në rrezik, një tjetër lojtar konfirmohet pozitiv me Covid-19

Derbi i Serie A në rrezik, një tjetër lojtar konfirmohet pozitiv me Covid-19

Derbi i Serie A mes Interit dhe Milanit është në rrezik për t’u zhvilluar për shkak të raste me Covid-19 nga të dyja ekipet.

Ditën e sotme, Interi konfirmoi rastin e 5-të pozitiv duke shtuar kështu listën e infektimeve.

Nga ana tjetër edhe te Milani, përveç Ibras dhe Duarte është shtuar edhe mbrojtësi tjetër Gabbia. Lojtari i talentuar është grumbulluar me Kombëtaren U-21 të Italisë dhe pas tamponëve ka rezultuar pozitiv.

Në këtë mënyrë derbi ngelet në pikëpyetje pasi dyshimet janë se mund të ketë të tjerë të infektuar në të dyja ekipet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *