Juventus paditet në Prokurori, nën akuzë edhe Ronaldo me Dybala

Juventus paditet në Prokurori, nën akuzë edhe Ronaldo me Dybala

Juventus është paditur në Prokurorinë italiane nga ASL (Sistemi Shëndetësor Italian), pasi nuk ka mundur të mbajë në karantinë lojtarët e saj.

Në skuadrën bardhezi, dy anëtarë të stafit teknik kanë rezultuar me Covid-19, çka detyronte kampionët e Italisë që të vendoste lojtarët nën kontroll 14 ditor, duke lejuar vetëm ndeshjet dhe stërvitjen.

Në këto kushte, bardhezinjtë janë paditur në Prokurori, ndërsa akuza ka edhe për Ronaldo, Dybala, Bentencur, Danilo e Cuadrado të cilët kanë shkelur protokollin e sigurisë dhe janë bashkuar me Kombëtaret respektive, duke thyer rregullat e vendosura.

Teksa në Itali shumë lojtarë janë infektuar me Covid-19, klubet kanë marrë masa duke izoluar lojtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *