ZYRTARE: Talenti i Kombëtares Shqiptare firmos në kampionatin Spanjoll

ZYRTARE: Talenti i Kombëtares Shqiptare firmos në kampionatin Spanjoll

Talenti 18 vjeçar I Kombëtares së moshave kuqezi, Henry Hysenagolli ka firmosur për Leganes në ligën e dytë të futbollit spanjoll. I lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqiptari ka rënë në sytë e klubit spanjoll, duke gjetur marrëveshjen.

Dibrani ka qenë pjesë e FA Euro në Brookly, duke u bashkuar edhe me ekipin U23 të amerikanëve edhe pse në moshë të re. Pjesëtari I Kombëtares sonë U19, Hysenagolli tanimë duhet të tregojë aftësitë e tij në një kampionat të fortë siç është ai spanjoll.

“Një nga momentet më emocionuese për mua, një ëndërr e realizuar. Jam shumë I ngazëllyer që kam firmosur për Leganes dhe kam nisur një kapitull të ri në jetën time”, shprehet Hysenagolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *