Me këtë datë lansohet albumi i Genc Prelvukajt

Këngëtari Genc Prelvukaj kohën e fundit ka qenë shumë i angazhuar rreth projekteve të albumit të ri

Albumi titullohet “Gentivs II”, ndërsa me anë të një postimi, artisti bëri të ditur se publikimi i tij do të fillojë nga 1 nëntori.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje rreth këtij albumi, por fansave u mbetet të presin e të shohin se çfarë po përgatit kësaj radhe.

Kënga e parë e këtij albumi është publikuar para pak ditësh, e cila titullohet “Bekim” dhe i kushtohet Bekim Berishës dhe gjithë ushtarëve të rënë për çlirimin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *