Ndodh e papritura Reja përjashton 5 futbollistë nga Kombëtarja

Ndodh e papritura Reja përjashton 5 futbollistë nga Kombëtarja

Shqipëria do të luajë më datë 7 tetor një ndeshje miqësore ndaj Armenisë, 4 ditë para ndeshjes zyrtare të Ligës së Kombëve ndaj Kazakistanit.

Kuqezinjtë do luajnë gjithashtu edhe ndeshjen e radhës në këtë kompeticion 3 ditë më vonë ndaj Lituanisë në transfertë.

Lista zyrtare nuk është publikuar ende, por “Top-Channel” bën me dije se trajneri Edi Reja ka përjashtuar nga skuadra plotë 5 futbollistë.

Hysaj, Cikalleshi, Balaj e Sadiku kanë thyer disiplinën e skuadrës duke u larguar një ditë para ndeshjes për të festuar dasmën e Odise Roshit.

Trajneri italian ka vendosur që këta lojtarë së bashku me Roshin mos të thirren për këto takime, ndërsa në listë pritet të ketë disa risi. Albi Doka, Jon Mersinaj, Sherif Kallaku, Giacomo Vrioni pritet të jenë lojtarët që do të thirren për herë të parë në Kombëtaren shqiptare.

Tashmë mbeten për t’u konfirmuar deri në momentin që trajneri Edi Reja të bëjë publike listën zyrtare për këto 3 takime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *