Dy gjigantët e Europës i vënë syrin Berat Gjimshitit

Dy gjigantët e Europës i vënë syrin Berat Gjimshitit

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Atalantës Berat Gjimshiti ka përfunduar së fundmi në radarët e dy gjigantëve të futbollit Milan dhe Ajaks.

“Tuttomercatoweb” raporton se 27-vjeçari po studiohet si mundësi e mirë për të plotësuar boshllëkun e krijuar së fundmi në repartin e mbrojtjes së kuqezinjve dhe holandezëve.

“Tuttomercatoweb” zbulon se “djajtë” e Milanit janë vënë seriozisht pas Gjimshitit.

Mësohet se tashmë kanë nisur kontaktet për të negociuar në lidhje me një transferim të mundshëm në “San Siro”. Kuqezinjtë e Piolit kërkojnë rikthimin në Champions dhe Berat Gjimshiti duket i duhuri për t’i ndihmuar në objektivin e tyre. Por Milani nuk është i vetmi që është vënë pas futbollistit shqiptar, pasi interesimi vejn edhe nga gjiganti holandez, Ajaksi.

Emri i tij pëlqehet te të dyja klubet, por lojtari është ende nën kontratë me Atalantën deri në vitin 2022, ndërsa merkatoja e këtij sezoni përfundon në 5 tetor.

Futbollisti shqiptar ka spikatur në dy sezonet e fundit me ekipin bergamesk duke arritur rezultate madhore në Itali dhe Europë, ku sezonin e kaluar arriti deri në Ligën e Kampioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *