U shpall kampion me Tiranen, Edi Reja fton në Kombëtare 23 vjeçarin

U shpall kampion me Tiranen, Edi Reja fton në Kombëtare 23 vjeçarin

Albi Doka pritet të jetë në Kombëtaren A për grumbullimin e radhës. Kjo është ajo që mëson “Panorama Sport” nga burime pranë FSHF-së. Shqipëria do të ketë në axhendë tri ndeshje në transfertë, ku e para është miqësorja ndaj Armenisë. Më shtatë tetor, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Armenisë ku në Jerevan do të luajnë një miqësore me vendësit.

Më tej, më 11 të këtij muaji është përcaktuar sfida në transfertë kundër Kazakistanit dhe tri ditë më vonë, ndeshja kthyese me Lituaninë. Trajneri Edi Reja pritet që të dërgojë një ftesë për ish-mbrojtësin e Tiranës.

Albi Doka me mbërritjen në Superligën e Kroacisë ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës, të japë një asist dhe të jetë vendimtar për ekipin e tij në një ndeshje duke shpëtuar gol të sigurt dhe duke i dhënë ekipit fitoren.

Për fat të keq, në ndeshjen e fundit mbrojtësi është ndëshkuar me dy të verdhë, por kjo nuk e zhbën startin fantastik që ai ka pasur te Gorica në Kroaci, duke siguruar katër fitore në pesë ndeshjet e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *