“Grepat” hidhen në Angli, Milan tenton 21-vjeçarin e United

“Grepat” hidhen në Angli, Milan tenton 21-vjeçarin e United

Diogo Dalot është lojtari i radhës që mund t’i bashkohet Milanit në këtë periudhë merkatoje. Mbrojtësi i djathtë i Manchester United pëlqehet shumë nga kuqezinjtë e Italisë. Siç raporton “Sky Sport Italia”, largimi i i Lucas Paquetas drejt Lyonit pritet të vendosë për afrimet e ekipit të Milanos.

Po tentohet që lojtari në fjalë të huazohet dhe në fund të sezonit të arrihet marrëveshja për blerjen e tij. Me anglezët u aktivizua vetëm 65 minuta në edicionin e shkuar dhe kësisoj mungesat e hapësirave te “Djajtë e Kuq” kanë nxitur dëshirën e vetë lojtarit për një aventurë në Seria A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *