ZYRTARE/ Gent Muça transferohet në Superligën e Kosovës

ZYRTARE/ Gent Muça transferohet në Superligën e Kosovës

Gent Muça u largua ditën e djeshme nga Tirana. Ish-kapiteni bardheblu edhe pse rinovoi kontratën në muajin gusht ka vendosur që të nisi një tjetër aventurë e këtë herë në kampionatin kosovar.

Në orët në vazhdim pritet të bëhet zyrtare me Muçën që do të bashkohet me Prishtinën dhe lajmi konfirmohet nga zyrtari i Tiranës, Izmir Doda që merret me pjesën e imazhit të klubit bardheblu. Tashmë nuk ka më dyshime, Gent Muça do të transferohet në Kosovë e do të veshi sërish ngjyrat bardheblu edhe pse këtë herë jo të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *