“Aty nisi gjithçka”, Genta Ismajli zbulon si filloi historia e saj e dashurisë me biznesmenin turk

“Aty nisi gjithçka”, Genta Ismajli zbulon si filloi historia e saj e dashurisë me biznesmenin turk

Në një intervistë të fundit për “Revista Who”, Genta Ismajli ka zbuluar detajet e pathëna nga lidhja me biznesmenin turk, Hysen Usta. Dyshja u takuan një vit më parë në një darkë me miq të përbashkët në Kosovë. Genta ka treguar se ata bashkëbisedojnë shpesh për martesën. Ajo ka shtuar se po pret propozimin e tij dhe mundet që vitin tjetër të bëjnë dasmë. ‘E bisedojmë shpesh pjesën e martesës. Do kisha deshirë të realizohej në datën 25 shtator, ditëlindjen e tij, pasi në atë datë nisi gjithçka. Megjithatë unë ende po pres propozimin e Ustës, ndoshta vitin e ardhshëm kemi dasmë”, u shpreh Genta. Po ashtu, Genta ka treguar se Hyseni është prezantuar me familjen e saj, por ajo akoma nuk i ka takuar të shtëpisë së tij. “Familjen e ka në Marash, afër Stambollit, nuk e ka në Zvicër. Nuk i kam takuar akoma ‘live’, por përmes videove kemi biseduar dhe jemi njohur. Ndërsa familja ime me Ustën është takuar, mami im flet edhe turqisht dhe ishte një përkthyese në fillimet e mia me Ustën. Mami im ka qenë arsyeja që jemi lidhur edhe më shumë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *