Rrogë 17 milion euro në sezon, Juventus “bastis” te Bayern Munich

Rrogë 17 milion euro në sezon, Juventus “bastis” te Bayern Munich

Juventus kërkon të afrojë David Alaba nga Bayern Munich. Mbrojtësi austriak duket se I ka bërë të qartë bavarezëve se kërkon të ndërrojë ambient pas 9 vitesh me fanellën e Bayern, teksa mediet në Itali bëjnë me dije se Juventus ka tentuar të bindë lojtarin duke I ofruar një pagë prej 11 milion eurosh në sezon dhe 6 milion euro bonuse.

Lojtari dhe Bayern ndahen zyrtarisht në 2021, ndërsa mbrojtësi nuk ka pranuar rinovimin. Vlera e 28 vjeçarit në treg është 65 milion euro, teksa bardhezinjtë kërkojnë të përfitojnë nga dëshira e lojtarit për t’u larguar, duke tentuar të ulin çmimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *