Mourinho zbulon momentin më pikëllues në karrierën e tij

Mourinho zbulon momentin më pikëllues në karrierën e tij

Njeriu që e fitoi Ligën e Kampionëve me Porton, Jose Mourinho, ka zbuluar momentin më pikëllues në karrierën e tij.Në një prononcim për televizionin portugez, “Sic”, tekniku tregoi se humbja nga Bayerni sa ishte trajner i Real Madridit, do të mbetet gjithmonë në mendje si çasti më i mërzitshëm

Përveç faktit se ishte gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, ai shtoi se nuk mund ta kapërdinte dot faktin se futbollistë si Ronalo, Ramos e Kaka që nuk humbin kurrë penallti, e humbën

“Nëse më duhet ta zgjedh momentin më të keq, atëherë është eliminimi me Real Madridin. Ne ishim skuadra më e mirë në Evropë, padiskutim. E fituam La Ligën duke i thyer të gjitha rekordet për pikë e golat, prandaj jam i sigurt që finalen do ta kishim fituar.Për mua ishte i pakapshëm fakti se ne i zgjodhëm Cristiano Ronaldon, Kakan dhe Sergio Ramosin, ata janë ‘vrasës’ nga penalltia dhe nuk i humbin ato kurrë, por i humbën, kjo më fundosi mua”, tha mes tjerash ish-trajneri i Interit, Chelseat e Manchester United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *