Massimiliano Allegri nuk i ndahet Serie A, gati firma me skuadrën e njohur

Massimiliano Allegri nuk i ndahet Serie A, gati firma me skuadrën e njohur

Massimiliano Allegri mund të rikthehet sërish në Serie A. Tekniku italian ishte pranë kalimit te Interi një muaj më parë, por zikaltërit në fund vendosën që të mbanin në stol trajnerin Antonio Conte.

Së fundmi mediat italiane bëjnë me dije se Fonseca rrezikon shkarkimin dhe emri I parë në listën kryeqytetase është Allegri. Që pas largimit nga Juventusi, 53-vjeçari nuk ka gjetur ende një skuadër dhe është gati për këtë aventurë në Serie A.

Gjatë ditëve në vazhdim pritet të zbulohet më shumë rreth kësaj çështje e sfida ndaj Juventusit në fundjavë mund të jetë deçizive për trajnerin Fonseca te Roma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *