Lampard nuk e ka në plane, 3 “big” të Serie A pas mbrojtësit

Lampard nuk e ka në plane, 3 “big” të Serie A pas mbrojtësit

Antonio Rudiger mund të rikthehet në Serie A. Mbrojtësi nuk është grumbulluar në dy ndeshjet e fundit nga trajneri Lampard, teksa shtatëlartit I ka lënë shije të hidhur kjo sjellje. Ish-mbrojtësi I Romës në Serie A, ka disa pretendentë në Itali, me klubet big që janë vënë pas tij.

Milan, Napoli dhe Juventus kërkojnë shërbimet e 27 vjeçarit gjerman, me lojtarin që I përfundon kontrata në verën e 2022 dhe vlerësohet plot 40 milion euro. Mosaktivizimi dhe mbetja jashtë planeve të Lampard mund të detyrojnë lojtarin që të largohet nga Londra pas më shumë se 3 vitesh me fanellën e “Bluve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *