ZYRTARE/ Ka luajtur me Dinamon e Tiranën, mesfushori përfundon në Kategorinë e Dytë

ZYRTARE/ Ka luajtur me Dinamon e Tiranën, mesfushori përfundon në Kategorinë e Dytë

Luzi 2008 është një nga ekipet më aktive gjatë kësaj merkatos në Kategorinë Dytë. Ditën djeshme në faqen zyrtare klubi i Luzit ka bërë të ditur firmën me me 3 futbollistë. Mbrojtësi Klodian Melani, sulmuesi brazilian Riberio dhe mesfushori Nertil Ferraj që kanë firmosur për një sezon me Luzin.

Ferraj është një emër i njohur në futbollin shqiptar pasi ka luajtur me skuadra si Dinamo, Tirana, Kukësi, Tetua e Kamza, ndërsa tani do të nisi një aventurë të re në Kategorinë e Dytë. Luzi 2008 synon që këtë sezon të dali kampion për të siguruar një biletë për në Kategorinë e Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *